Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimin e kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik.
Në nisje të saj është verifikuar kuorumi, ku sekretari për çështjet zgjedhore, Indrit Sefa ka bërë të ditur se nga numri prej 329 pasi 124 janë përjashtuar për shkak se kanë bërë fushatë për forca të tjera politike.
Ndërkohë që nga 329 anëtarët e Këshillit me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në total në mbledhje 174 anëtarë, 23 prej të cilëve ishin online.
Pasi është verifikuar kuorumi i nevojshëm për vijimin e mbledhjes, ajo ka vazhduar me dyer të mbyllura.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar e kanë disa deputetë mes të cilëve edhe Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilët kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin më parë zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë. Sot në mesnatë, ndërkohë skadon edhe afati i vendosur nga kryesia për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të Partisë ku siç është thënë ndonëse jo zyrtarisht, kandidat do të jetë ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
FOTOT/PD mbledh Këshillin Kombëtar për 29 korrikun, plotësohet kurumi 174 anetarë të pranishëm
RELATED ARTICLES