BallinaPolitikeLargimi i mjekëve, Leskaj: Nëse nuk merren masa urgjente Shqipëria shumë shpejt...

Largimi i mjekëve, Leskaj: Nëse nuk merren masa urgjente Shqipëria shumë shpejt do të përballet me mungesën e mjekëve, inxhinierëve, arkitektëve, mësuesve, të rinjve

spot_img
spot_img

Nga Bujar Leskaj
22% e numrit të përgjithshëm të mjekëve, ose 1.028 mjekë nga 4.745 mjekë që ka në total Shqipëria kanë emigruar në 20 shtete të botës, për të ushtruar atje profesionin e tyre. Këto shifra rezultojnë nga studimi i fundit i profesorëve Ilir Gëdëshi, Russell King dhe Amarildo Çeka, sipas të cilit në vitin 2020, brenda vendit numëroheshin gjithsej 4.745 mjekë, ndërsa jashtë vendit ishin 1.028 të tillë.
Ata që emigrojnë janë elita e studentëve të mjekësisë.
Rreth 62% e të diplomuarve në mjekësi në 2018-2022 përgatiten të largohen. 📌 Mjekët që janë të punësuar jashtë vendit janë sa 22% e atyre brenda vendit. Dega e mjekësisë në vend është më e shtrenjta për nga kostot dhe koha që duhet për shkollim. Për formimin e një mjeku specialist duhen 6 vite studime të përgjithshme dhe specializimet që zgjasin deri në katër vite.
Këtë vit akademik, në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë janë 22,834 studentë, të cilët përbëjnë 18% të gjithë totalit të studentëve. Numri i studentëve me drejtim degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend tregon tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen.
Nëse nuk merren masa urgjente Shqipëria shumë shpejt do të përballet me mungesën e mjekëve, inxhinierëve, arkitektëve, mësuesve, të rinjve, SHQIPTARËVE!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular