Partizani ka mësuar kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Champions League. Përballë të kuqve do të jetë skuadra bjelloruse e BATE Borisov. Me këtë rival më parë është ndeshur edhe Skënderbeu
Në rast se kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Champions League, kalojnë në turin e dytë të Conference League. Ndeshjet e para do të luhen më 11 ose 12 korrik, kthimi pas një jave.
Ndërsa Ballkani, kampioni i Kosovës, ka “peshkuar” bullgarët e Ludogorets. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja merr pjesë për herë të dytë në këtë kompeticion, teksa vitin e kaluar e kaluan turin e parë të Champions League.
Struga, kampione e Maqedonisë së Veriut, do të ndeshet me kampionët e Lituanisë, Zalgiris. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë.