Gjatë diskutimit për reformën në drejtësi dhe veprimtarinë e SPAK, në studion e emisionit “Open”, kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani dhe gazetari Denis Dyrnjaja janë përfshirë në një debat.
Dyrnjaja deklaroi se sukses për SPAK do ishte nëse do hetohej kryeministri Rama dhe qeveria e tij, ndërsa Shabani u shpreh se ministrat e Ramës kanë përfunduar në burg.
Kësaj deklarate gazetari iu kthye duke thënë se Shabani po flet si zëdhënës i qeverisë. Kreu i Nismës Thurje replikoi duke i thënë gazetarit “të mos lërë nam” dhe se nuk po i referohet si zëdhënës i grupeve kriminale apo Sali Berishës, që t’i drejtohet në këtë gjuhë.
Sakaq, Dyrnjaja vijoi duke thënë se SPAK ishte i paaftë të hetonte Ramën edhe fiktivisht në lidhje me çështjen “McGonigal”.
Pjesë nga debati:
Dyrnjaja: Sukses për mua do ishte të hetohej Edi Rama dhe qeveria e tij.
Shabani: Ministrat e Ramës i ke në burg
Dyrnjaja: Po flet si zëdhënës i qeverisë
Shabani: Hë mo e ke seriozisht. Mos lër nam tani. Nuk po të them sikur flet si zëdhënës I grupeve kriminale apo Sali Berishës.
Dyrnjaja: SPAK ishte i paaftë të hetonte Ramën edhe fiktivisht për rastin e McGonigal.