BallinaSportEkipet shqiptare mësojnë rivalët e turit të dytë kualifikues në Conference League...

Ekipet shqiptare mësojnë rivalët e turit të dytë kualifikues në Conference League nëse kalojnë të parin

spot_img
spot_img

Në orën 13:00 në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë 3 skuadrat nga Superiorja që marrin pjesë në këtë kompeticion.

Të tria skuadrat janë njohur ditën e djeshme me rivalët e turit të parë, ndërkohë që sot mësojnë edhe rivalët e turit të dytë, gjithmonë nëse ato arrijnë të kualifikohen.

Kështu, nëse Tirana arrin të kalojë Dinamo Batumin, në turin e dytë do të përballet me gjigantët e Beshiktash, ndërkohë që Egnatia do të ketë përballë skuadrën greke të ARIS Selanik. Rival polak ka rezervuar shortin për Vllazninë, që në turin e dytë është Pogon.

BESHIKTASH – TIRANA / DINAMO BATUMI

ARARAT ARMENI / EGNATIA – ARIS SELANIK

LINFIELD / VLLAZNIA – POGON (Poloni)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular