Një 65-vjeçar nga Gramshi është gjetur pa ndjenja në hyrje të pallatit ku banon.
Personi i cili është gjetur pa ndjenja është identifikuar si Asllan Zhuri. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit, është nisur me helikopter drejt Traumës në Tiranë, për shkak se gjendja e tij paraqitet kritike.
Policia pritet që të sqarojë ngjarjen në vijim.