Gjergji Hani ishte i pari që depozitoi i pari kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike dhe që do garojë përball ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha
Ai ishte këtë të mërkurë në Euronews Albania ku ka treguar për herë të parë se përse vendosi të kandidojë për tu bërë kryetar në këtë kohë, kur Partia Demokratike duket të jetë e përçarë dhe në situatë të vështirë.
“Pikërisht sepse pashë një gjendje të tillë që në këndvështrimin tim është me të vërtetë kritike pasi bëhet fjalë për mbijetesën e Partisë Demokratike. Unë mora guximin për të hyrë në garë. Nëse do të nisesha duke bërë llogari dhe hesape siç ka ndodhur rëndom në politikën shqiptare nëse ia dal apo nuk ia dal, nuk do i isha future kurrë kësaj gare”,-tha Gjergji Hani.
Ndërkohë zgjedhjet për kreun e PD do të mbahen në 29 korrik.