Gazetari Ismet Drishti thotë se e ka takuar vajzën që shfaqet në videon seksuale të Safet Gjicit disa ditë para skandalit.
Ai tregoi se vajza kishte shkuar në televizionin që ai drejton dhe e kishte pyetur nëse ishte i interesuar për të bërë emision investigativ.
“Ajo ka punuar në emisione investigative, ka bërë gjëra të tilla edhe më parë.
Ka edhe njerëz të tjerë që kanë rënë në grackën e saj, nuk dua të përmend emra pasi janë edhe njerëz që nuk jetojnë më.
I kam thënë që nuk është punë për mua, unë jam shkodran, s’e bëjmë dot policin.
Ky mund të ishte një emision investigativ. Nuk ka media në mes, kjo duket”, tha Drishti