BallinaKronikeMbante armë dhe shpërndante kokainë në Kamëz dhe Bathore, arrestohet "i forti"...

Mbante armë dhe shpërndante kokainë në Kamëz dhe Bathore, arrestohet “i forti” 45-vjeçar

spot_img
spot_img

Një 45-vjeçar nga Kamza është arrestuar pasi dyshohet se shpërndan doza kokaine në Tiranë.

Gjatë një kontrolli fizik në Bathore, shtetasit A. H, i është gjetur 100 gram kokainë. Pas kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një armë gjahu e cila së bashku me kokainën u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores.

“DVP Tiranë

Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Blue avenue”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihet në pranga një 45-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe mbante armë gjahu në banesë.

Sekuestrohen arma e gjahut dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 45-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Blue avenue”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 45 vjeç, banuese në Kamzë.

Në Bathore, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. H., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular