Kristjan Asllani realizoi një eurogol, në duelin ndaj Ishujve Faroe, duke i dhuruar avantazhin për 1-2 Shqipërisë.
Në prononcimin pas ndeshjes, mesfushori i cili aktivizohet te Interi, ndër të tjera u shpreh:
“Shpresoja që topi të vinte! E kisha ndarë mendjen kur Nedimi ma dha që do e gjuaja në portë. Një lojtar e ka ëndërr që kur lind, që kur fillon futbollin. Unë shkova në finalen e Championsit. Moldavia fitoi me Poloninë, asnjë ndeshje nuk është e thjeshtë.
Gjynah që nuk fituam finalen e Champions-it, por do të kemi shans tjetër. Unë jam zemrën në fushë. Kam gjithmonë dëshirë të luaj. Po mësoj shumë te Interit nga lojtarët që kam përpara. Kam luajtur pak, por kam mësuar shumë gjëra. Falenderoj trajnerin Silvinjo, që më dha shansin të luaja sot.
Të gjithë e dinë, që unë kam qejf të gjuaj nga larg, shkoi 3 herë keq, më pas erdhi fati dhe shënova”, deklaroi Asllani.