Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi në ndërtesën trekatëshe ku ndodhet Akademia Amerikane e Parisit e muzikës, në rrugën Saint-Jacques në lagjen e 5-të të kryeqytetit francez, ndërsa Le Parisien raporton se shtatë persona janë lënduar rëndë dhe nëntë me lëndime të lehta. Ndërtesa e Akademisë është shembur pjesërisht.
“Dëgjova një zhurmë të madhe, ktheva kokën dhe pashë një top zjarri dhe u largova”, tha një dëshmitar okular për Le Parisien, duke shtuar: “Zhurma ishte shurdhuese. Policia mbërriti shpejt dhe na tha të evakuonim zonën”.
“Dëgjuam një shpërthim të madh. Ne pamë tym të zi dhe rrënoja kudo (…) Menduam se ra rrufeja! Kishte erë gazi në rrugë”, tha një banor i zonës për gazetën Liberation.
Policia e Parisit u kërkoi gjithashtu qytetarëve që të shmangnin zonën në mënyrë që shërbimet e urgjencës të mund të ndërhynin.