DASHI
Mundësia për të përfunduar me sukses kontrata të favorshme pune sot është e madhe, sidomos në qoftë se ndiqni intuitën tuaj dhe sugjerimet që ju jep Hëna gjatë mëngjesit. Në sektorin profesional do të jeni më të disponueshëm e të kujdesshëm se zakonisht ndaj partnerit dhe personave që keni për zemër.
DEMI
Sot do të ndiheni mjaft nervozë si shkak i Diellit, Hënës dhe Marsit në kundërshtim. Edhe marrëdhëniet sentimentale mund të pësojnë një krizë, si shkak i këtyre ndikimeve negative. Gjithsesi mos e humbisni qetësinë, sepse problemet dhe tensioni do të zhduken si një flluskë sapuni në pak ditë. Në qoftë se e shikoni veten në vështirësi, kërkojuni ndihmë miqve ose familjarëve
BINJAKËT
Bëni projekte të mëdha, sepse ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm për mundësitë e mira që do ju paraqiten, por edhe për qartësinë në mendime dhe mënyrën e shkëlqyer organizative në punë. Në sferën sentimentale do të diskutoni mbi disa gjëra, por më pas tërheqja fizike do t’i vërë në vend këto konflikte.
GAFORRJA
Jeta profesionale sa vjen e vështirësohet, kështu juve do ju duhet të punoni shumë për të përfunduar me sukses detyrat e ngarkuara. Lajme të mira vijnë edhe në sektorin sentimental, ku mbrëmja do ju ofrojë momente romantike, të cilat do t’i shijoni nën shoqërinë e njeriut të zemrës.
LUANI
Diçka do ju pengojë të përfundoni me sukses një biznes të favorshëm, gjithsesi fati është në anën tuaj. Mundohuni ta konsideroni gjithçka me objektivitet. Me Afërditën në anën tuaj, sektori i dashurisë do ju dhurojë momente të këndshme. Kushtojini më shumë kohë familjes dhe administroni më mirë të ardhurat tuaja.
VIRGJËRESHA
Hëna në kundërshtim nuk ju lejon ta filloni mirë ditën e sotme: tregoni kujdes në gjërat që thoni dhe në sjelljen tuaj. Nuk do të mungojnë tensione e pakënaqësi në shtëpi, edhe pse paqja do të kthehet së shpejti. Tensionet në çift mund të shpërthejnë si shkak i sjelljes së pazakontë që po mbani karshi partnerit.
PESHORJA
Përpikmëria dhe saktësia duhet të jenë rregulli që duhet të ndiqni në qoftë se nuk dëshironi të humbisni mundësitë që keni për të arritur rezultate të kënaqshme. Duke filluar që sot, Saturni kalon në shenjën tuaj, duke ju detyruar t’i jepni një kuptim më autentik dhe të thellë jetës. Siguria në vetvete do t’ju ndihmojë për të zgjidhur shumë situata konfuze.
AKREPI
Konfigurimet e favorshme në qiellin tuaj do t’ju ndihmojnë të kaloni çdo vështirësi që do të hasni në rrugën tuaj drejt suksesit. Duhet të tregoheni të shpejtë në propozimin e një projekti pune, sepse edhe për pak kohë, Hëna do të jetë në favor me shenjën tuaj. Kush është i dashuruar mund të kalojë një mbrëmje romantike në intimitet total me partnerin.
SHIGJETARI
Disa tensione në sektorin profesional do të shuhen falë sjelljes suaj paqësore. Brenda mureve të shtëpisë as ju dhe as familjarët tuaj nuk do të jenë në humorin e duhur, kjo ndoshta vjen si shkak i Hënës në kundërshtim. Për fat, në dashuri, me Afërditën në favor do të pushtoni zemrën e një personi që ju intereson.
BRICJAPI
Keni shumë raste për të shfaqur aftësitë tuaja profesionale, do të shikoni se si do të realizohen idetë tuaja më të guximshme dhe do të propozoni me energji inovacione. Po dashuria? Jeta në çift gjatë këtyre ditëve është një parajsë e vërtetë, sidomos në qoftë se keni lindur në janar. Në mbrëmje, Saturni kalon në shenjën tuaj: mund të bëni programe për të ardhmen ose të merrni vendime të rëndësishme.
UJORI
Përfitimi i një shume të papritur do t’ju vlejë për të bërë një udhëtim në fundjavë, përveç kësaj, borxhe të vogla mund të mbulohen me lehtësi. Për sa i përket dashurisë, qielli juaj do të tregohet i mirë karshi jush: komunikim, mirëkuptim e tërheqje fizike do të jenë pikat tuaja më të forta në marrëdhënien sentimentale.
PESHQIT
Një situatë yjore e shkëlqyer do t’ju lejojë të sistemoni një çështje personale ose profesionale, të lënë pezull prej kohësh. Le të flasim për dashurinë: nga një takim i rastësishëm mund të lindë një miqësi e këndshme, e cila më vonë do të kthehet në dashuri. Ju presin çaste të bukura me miqtë tuaj dhe raste për t’u argëtuar, të cilave nuk mund t’i thoni jo.