BallinaKryesoreElvana Gjata reagon pas koncertit madhështor në ‘Air Albania’, ja kujt ia...

Elvana Gjata reagon pas koncertit madhështor në ‘Air Albania’, ja kujt ia dedikon

Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata mbajti koncertin e saj madhështor në stadiumin “Air Albania”, me emrin “Dekada”, që lidhet me faktin që ky është një moment kyç i saj i një udhëtimi muzikor në dy dhjetëvjeçarë.

Krah Elvanës u ngjitën në skenë edhe yje të tjerë të muzikës, si: Luiz Ejlli, Semi Jaupaj, Ardit Çuni, Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

Elvana ka reaguar në mediat sociale pas koncertit duke rrëfyer emocionet e saj nga dashuria e marrë. Ajo shkruan se ia dedikon këtë koncert gruas shqiptare, por sidomos vajzave të vogla që sapo e kanë nisur këtë rrugëtim.

 

 

“Faleminderit nga zemra, më keni dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa.”-shkruan Elvana.

  • foto galeri

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular