BallinaKultureFOTOT/Mbahet eventi AtMëmëDhe🇦🇱Albamia në Trento të Italisë

FOTOT/Mbahet eventi AtMëmëDhe🇦🇱Albamia në Trento të Italisë

AtMëmëDhe me Albamia në Trento/ Itali.
Titujt në afishe ku i pari nuk do fare shpjegim lidhet bukur me Albamia, interpretuar ky bashkim fjalësh dhe në italisht, si ardhja e mëngjesit, fillimi i një dite me “aurora e vendit tim”, për brezat e rinj në diasporë.
Shoqata “Nënë Tereza” dhe “ASD Iliria” drejtuar nga Z.Gentian Shero& Co me një koncept gjithëpërfshirës në të ftuar dhe Zhanre artistike, bënë bashkë gazetarinë cilësore kontribuese të Marin Memës, sukseset e figurës në sport por dhe kontributet e “Fondacionit 5” të Lorik Cana, trashëgiminë e vlertë në këngë, tekste e kostume arbëreshe, me grupin “Vëllezërit Arbëresh” Kalabri, drejtuar nga Mimmo Imbrogno, me artin e muzikës pianistike klasike dhe lirike shqiptare, të shumë pranishmes në aktivitete të diasporës, artistes-pianiste Ermira Lefort, të interpretimit emocionues të aktorëve Dardana Berdyna, Artan Bushi, të balerinëve kontemporane italianë, që me zemër dhe emocion, prezantuan koreografine e dhimbshme të emigrimit shqiptar në anijet drejt Italisë, dhe me vazhdimin e intergrimit mëse dinjitoz në ditët e sotme.
Dukë u përmbyllur “Albamia (Aurora)e diasporës” me brezin e ri të shkollave shqipe me mësuesit e përkushtuar Esmeralda Sadiku, Elona Lapi, Irfan Muslia, Lindita Halilaj në Trento/Bolzano dhe ekipin e futbollit shumë aktiv atje.
Çdo prezantim lidhej bukur dhe emocionalisht në ngritje,ku skenë e publik përgjatë 3 orëve të eventit, emocionoheshin me moton ç’është bërë, ç’bëhet dhe ç’duhet të bëhet për identitetin dhe kulturën shqiptare mes kulturës së huaj mike që mikpret të na njohë gjithnjë e më shumë.
Idea, organizimi i Gentian Sheros, me mikpritje për tu vlerësuar shumë, u realizua dhe me regjinë profesioniste të Albert Dedja.
Fjalët mbreslënëse të Marin Memës plus historikut të rrezikut të humbjes së gjuhës dhe identitetit(si i ka përshkruar dhe në dokumentarët e tij) ishin dhe këto mesazhe njerzore:”dërgojini fëmijët në shkollat shqipe, në atdhe, tek gjyshi e gjyshja, te luajnë bisedojnë me fëmijët e tjerë shqiptarë, të qeshin, të zemërohen, edhe kur vriten në lojra, pse jo (tha duke qeshur) dhe të shahen shqip….flisni shqip me ta gjithë kohën”
Ndërsa Lorik Cana foli pse dhe si i është përkushtuar temës së ruajtjes së identitetit me Fondacionin 5 që ka krijuar (ku ky fondacion krijon hapësira publike për aktivitetet për fëmijët kudo)
Plus Lorik është në një cikël dokumentarësh për katundet arbëreshe, të sensibilizojë me trashëgiminë e tyre gati 6 shekullore, por dhe rrezikun e humbjes të kësaj pasurie historike.
Për fëmijët e veshur me kostume të bukura shqiptare, “stolisur” dhe me Çertifikatat e Shkollës Shqipe ndër duar, Loriku i vlerësoi me zemër si “arbërorët e sotëm” falë punës së prindërve dhe mësuesve.
Çdo pjesmarrës, me më të mirën e profesionalizmit të tij në këtë Event, i bashkoi vullneti i mirë, solidarizimi i përbashkët me të vetmin “institucion shpirtëror” ruajtjen e historisë, trashëgimisë identitare , por dhe në çdo aspekt gjuhësor, kulturor, artistik, sportiv.
Gati në mesnatë, me foto-kujtim, me duar shtrënguar prindër e fëmijë, të rritur dhe artistë, sikur përshëndeteshin me- AtMëmëDhe🇦🇱 je Albamia jonë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular