BallinaKryesorePersonat me aftësi ndryshe të spektrit autik, ja amendament e Orjola Pampurit...

Personat me aftësi ndryshe të spektrit autik, ja amendament e Orjola Pampurit të paraqitura ne seancën e Kuvendit

Nga Orjola Pampuri
Ne mbledhjen e Komisionit të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë adresova si nje ndër 3 propozimet ligjore në projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.22/2018 për strehimin social” një ndër kërkesat e shume prindërve të fëmijëve me crregullime të spektrit autik për krijimin e “Strehëza të Specializuara për Individët me aftësi të kufizuar të spektrit autik”.
“Neni 59/1
Strehëza për individët me crregullime të spektrit autik
1. Strehëzat për individë me aftësi të kufizuar të spektrit autik, të deklaruar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë, shërbejnë për strehim e gjithë atyre individëve që për shkak të nevojave të tyre për asistencë përgjatë gjithë jetës së tyre, dhe në mungesë të asistencës nga bashkëshoqëruesit e tyre për shkak të paaftësisë për ofruar asistim apo për shkak të humbjes së jetës.
2. Strehëzat për individë me aftësi të kufizuar të spektrit autik, janë njësi banimi, të cilat ofrohen si shërbim i plotë jetësor nga njësia e qeverisjes vendore, duke ofruar shërbimet e nevojshme për strehim, ushqim, shërbime mjekësore, shërbime sociale, shërbime të terapisë për aftësimit individual, shërbime të aftësimi profesional si dhe mjedise të përbashkëta për jetë komunitare.
3. Ministria përgjegjëse për strehim përcakton kriteret për përfituesit e shërbimit në strehëzat për individë me aftësi të kufizuar të spektrit autik.
4. Ministria përgjegjëse për strehim përllogarit kostot për individ përfitues për ofrimin e shërbimit për strehëza për individë me aftësi të kufizuar të spektrit autik.
5. Parashikimet e pikës 3 dhe 4 përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”
Fatkeqësisht, kolegët e tjerë te mazhorances në mënyrë kolektive e rrëzuan këtë propozim duke pretenduar se qeveria i ka tashmë me përparësi këtë kategori sociale për strehimin social.
Por në fakt, situata konkrete, sikundër e dëshmuar nga dhjetra familjarë që kam takuar dhe u kam premtuar se do ta mund ta adresojë me priroritet këtë të drejtë kaq shumë të nevojshme për fëmijët dhe pjestarët e familjeve te tyre, paraqitet mjaft e veshtire.
Është tashmë fakt, për të gjithë ata individë me aftësi të kufizuar të spektrit autik të cilët kanë nevojë për asistim të një familjari apo bashkëshoqëruesi për të gjithë jetën e tyre, dhe në ato raste kur këta familjarë apo bashkëshoqërues ndërrojnë jetë ose nuk janë në gjendje për ti asistuar për shkak të moshës së tyre.
Për këtë qëllim garantimi i një jetese dhe kushteve të përshtatshme për strehim për personat me aftësi të kufizuar të spektrit autik, duhet të jetë në fuksion të përmbushjes së misionit social të shtetit, dhe në përmbushje të dispozitave në fuqi të kuadrit ligjor kombëtar.
Dhe në fakt parashimet ligjore e bëjnë të qartë, nevojën për të ndërmarrë politika funksionale që e adresojnë në mënyrë të duhur për të gjithë individët me aftësi të kufizuar të spektrit autik, si:
• Neni 3, pika 9 e ligjit nr. 93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”,
• Neni 5, pika 1 e ligjit Nr. 93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”,
• Nenin 5, pika 2 e ligjit Nr. 93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”,
• Neni 28, pika 1 të Konventës së Kombeve të Bashkuar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet “ligjit nr. 108/2012 Për ratifikimin e Konventës së OKB-së “për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”,
Pavarësisht këtyre parashikimeve, vota kundër për mundësimin e “strehëzave sociale për individët me aftësi të kufizuar të spektrit autik” dëshmon dhe një herë një mungesë vullneti politik dhe trajtim sporadik i kësaj mazhorance të drejtave të grupeve sociale më pak të avantazhuara, ku në fakt e ardhmja për jetesë të sigurt për cdo fëmijë pavarësisht nevojave, duhet të jetë një prioritet i cdo qeverie të përgjegjshme.
Ndaj unë u siguroj të gjithë prindërve dhe familjeve të fëmijëve me aftësi ndryshe të spektrit autik, se do të paraqes sot amendament ne seancën e Kuvendit të Shqipërisë para se të votohet nga përfaqësusit e qytetarëve.
Shpresoj që edhe kolegët e mazhorances të kenë mundësi të reflektojnë duke tejkaluar votën në grup, dhe të zgjedhin interesin e qytetarëve të parin ashtu sikundër duhet të prevalojë cdo vendimarrje.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular