BallinaBotaDalin pamjet nga lufta me grupin Wagner brenda Rusisë, ushtria e Putinit...

Dalin pamjet nga lufta me grupin Wagner brenda Rusisë, ushtria e Putinit bombardon qytetet e veta! Kërkohet rrëzimi i qeverisë (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga lufta e zhvilluar brenda territorit rus mes ushtrisë së vendit dhe trupave të grupit mercenar Wagner, të drejtuar nga Prigozhin.

Trazirat nisën gjatë ditës së sotme, kur sipas mediave të huaja, trupat e Prigozhin hynë në Rusi dhe Prigozhin pretendoi marrjen në zotërim të dy qyteteve.

Prigozhin tha se ka kapur “të gjitha objektet ushtarake” në qytetin jugor të Rostov-on-Don.

Njoftimi erdhi disa orë pasi ai kërcënoi se do të rrëzonte ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Presidenti Vladimir Putin tha se kjo ishte “një thikë pas shpine” dhe u zotua të ndëshkojë ata që e kishin “tradhtuar” Rusinë.

Putin pranoi se situata në Rostov mbetet e vështirë, ndërkohë që në Moskë janë futur në fuqi masa të forta sigurie. Në përgjigjen e tij, Prigozhin tha se trupat e tij ishin “patriotë të atdheut” dhe presidenti Putin ishte “thellësisht i gabuar” kur fliste për tradhti. Kujtojmë se Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në Ukrainë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular