BallinaBotaFSB gjeti rreth 4 miliardë rubla në zyrat e Wagner, Prigozhin e...

FSB gjeti rreth 4 miliardë rubla në zyrat e Wagner, Prigozhin e konfirmon: Po, janë paratë tona, u përkasin fondeve për…

FSB e Rusisë ka kryer bastisje sot në disa zyra të Wagner, ku janë gjetur një sasi e madhe parash. Në një reagim të fundit, vetë Yevgeny Prigozhin ka konfirmuar se paratë e gjetura i përkasin grupit të tij.

Në një mesazh audio në kanalin e tij në Telegram, ai i referohet një furgoni dhe dy autobusëve të ngarkuar me para. Ai thotë se këto janë fondet për të mbuluar pagesat e kompensimit për luftëtarët e vrarë Wagner dhe shpenzime të tjera.

” Wagner ka funksionuar për 10 vitet e fundit duke përdorur vetëm para të gatshme, siç është rënë dakord në kontratën tonë. Unë i përmbahem plotësisht”, thotë Prigozhin.

Ai nuk dha detaje rreth shumës së saktë, por më herët mediat ruse thanë se 4 miliardë rubla (38 milion £; 48 milion dollarë) ishin zbuluar gjatë një bastisjeje nga FSB në zyrën e Prigozhin në qytetin e Shën Petersburgut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular