BallinaKronikeMe pistoletë në dorë shtyn një nga vajzat, si grabitësi mori 40...

Me pistoletë në dorë shtyn një nga vajzat, si grabitësi mori 40 mijë euro në “Exchange” në Astir

Janë publikuar pamjet e grabitjes së këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, ku një person i maskuar dhe me një pistoletë në dorë hyn në biznes dhe duke mbajtur nën kërcënimin e armës dy punonjëset, vjedh të gjitha paratë që ndodheshin në arkë.

Mësohet se shuma është rreth 40 mijë euro. Momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe siç shihet nga pamjet e publikuara, autori sapo gjen derën të hapur, hyn me shpejtësi dhe shtyn njërën prej tyre. Më pas ai i kërkon t’i tregojë vendin e parave.

Teksa i kërcënon me armë, autori fut paratë në xhaketë dhe kontrollon çdo sirtar të mundshëm. Ai nuk duhet të mbajë doreza, teksa është i maskuar me një maskë anti-virus, syze dhe kapele. Në një moment shihet të hyjë një kliente, me një punonjëse, që i bën shenjë të largohet.

Autori vrapon me shpejtësi pas marrjes së parave, teksa dyshohet se ai është larguar me biçikletë pas grabitjes. Njëra prej vajzave duket e tmerruar pas ngjarjes, ndërkohë që tjetra nxiton të bëjë një telefonatë për të njoftuar dikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular