BallinaKronikeSafet Gjici përfundoi pas hekurave, gjykata merr vendimin për vajzën që shfaqet...

Safet Gjici përfundoi pas hekurave, gjykata merr vendimin për vajzën që shfaqet në videon e skandalit s*ksual

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është lënë në arrest shtëpie gruaja e cila shfaqej në videon seksuale në zyrën e bashkisë.

Gazetarja Klodiana Lala bwn me dije se Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se edhe gruaja është marrë e dyshuar për veprën penale për korrupsion, por është caktuar masa arrest shtëpie në Durrës.

Kjo pasi ka një fëmijë të mitur. Nga hetimi rezulton se pas aktit seksual me Gjicin, gruaja ka kërkuar favore pune

Më herët Gazetarja Klodiana Lala, në një raportim për News24 bën njoftoi se pavarësisht se sot i janë vënë prangat Gjicit, nën akuzën “Korrupsion pasiv”, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve

“SPAK iu drejtuar Gjykatës së Posaçme për të arrestuar Gjicin e përfshirë në një skandal seksual pak ditë më parë.

Në momentin që u publikua videoja SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve. Më pas nisën hetimet për korrupsion pasiv.

Gjici është arrestuar pikërisht nën një akuzë të tillë. Ai u ndalua nën ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij tek Vilat Gjermane.

SPAK nga hetimet ka rezultuar se ka siguruar prova që e implikojnë në veprën penale të korrupsionit”, tha gazetarja Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular