BallinaKryesoreBasha prezanton frontin e ri opozitar, "Aleanca Qytetare për Demokracinë"

Basha prezanton frontin e ri opozitar, “Aleanca Qytetare për Demokracinë”

spot_img

Lulzim Basha ka nisur nga Kruja fushatën për garën e kreut të Partisë Demokratike, proces i cili do të zhvillohet më 29 korrik. Ai ka dhënë edhe një mesazh për rindërtimin e opozitës.

“Demokracia pjesëmarrëse, përfshirja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve, e intelektualëve, e grave, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e alternativës më të mirë.

Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të çbëjnë ato të 2008-ës, do të mundësojmë listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e diasporës dhe kufizimin e mandateteve.

Sot ky është një mision i ri, ndoshta më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie,”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular