BallinaAktualitetVrasja e dyfishtë në Shkodër/ Një pistë hetimi kultivimi i kanabisit, babë...

Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Një pistë hetimi kultivimi i kanabisit, babë e bir pa rekorde kriminale, çfarë dyshohet

Një nga pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë, të njësisë Pult në Dukagjin është ajo e kultivimit të kanabisit.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se babë e bir Gjokë dhe Eduart Gurra kishin shkuar ditën e sotme për të parë dëmet në shtëpinë e tyre në fshat, e cila ishte djegur një natë më parë nga persona të paidentifikuar.

Me sa duket në një atentat të mirëplanifikuar, autori që dyshohet se ka vepruar i vetëm, i ka pritur dhe i ka ekzekutuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 të ditës së sotme, për është bërë publike vetëm në orën 18:15 pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është e largët nga Shkodra dhe me shumë pak njësi banimi. Vetëm pas telefonatës së familjarëve policia është vënë në lëvizje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular