BallinaAktualitetParashikimi i motit për javën e ardhshme, çfarë ndodh me temperaturat deri...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, çfarë ndodh me temperaturat deri te premten

spot_img
spot_img

Edhe për këtë javë që presim përpara vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Thënë kjo pasi edhe pse ndodhemi në muajin Korrik (për pak ditë në pikun e verës) sipas hartave meteorologjike të projektuara ditët e mirëfillta me diell dhe temperatura të larta janë ende largë. Megjithatë siç u përmend edhe më lartë, vendi do të ndikohet nga kushte (në tërësi) relativisht të qëndrueshme atmosferike.Parashikimi i motit për javën e ardhshme, çfarë ndodh me

Moti parashikohet për të gjithë javën me kthjellime por duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të vendit.

Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar.

Për shkak rrezatimit të fortë diellor kombinuar me lagështirën në ajër reshjet konvektive të kësaj periudhe në disa zona do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave të rrëmbyeshme. Këto reshje zakonisht shoqërohen edhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Për adhuruesit e plazhit përgjatë vijës bregdetare (por edhe pjesërisht ultësira perëndimore) moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Gjithashtu edhe temperaturat në mesditë do të mbeten në vlerat 32-34 grad celcius pavarsisht vranësirave dhe reshjeve të mesditës dhe pasdites.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular