BallinaAktualitetVIDEO/Parashikimet BOMBË të Alfred Cakos për Albin Kurtin, Serbinë dhe Ukrainën

VIDEO/Parashikimet BOMBË të Alfred Cakos për Albin Kurtin, Serbinë dhe Ukrainën

Në vazhdën e zhvillimeve të ndodhura në rajon dhe botë, Alfred Cako ka bërë disa parashikime se si do të rrejdhin ngjarjet. Cako tha se Albini do e radikalizojë politikën e tij ndaj serbëve të Kosovës. Ndërsa në lidhje me luftën Ukrainë-Rusi, ai tha se të vetmit që kanë përfituar është Perëndimi.

“Albini do radikalizojë politikën e tij kundër serbëve të Kosovës. Ata që kanë marrë pjesë në dhunë do arrestohen.

Ndërkombëtarët do hiqen sikur janë kundër Albinit, dhe mbaje mend që paqja Ukrainë-Rusi, nuk vendoset pa i marrë Rusisë Serbinë Perëndimit. Do një pretekst për ta goditur, dhe Albini po i çon drejt këtoj shtegu, që këta të bëjnë ndonjë gabim duke u gënjyer nga largimi i trupave të NATO-s, këto janë të gjitha mashtrime, këmba e ujkut e lyer me miell.

Çfarë fitoi Perëndimi nga lufta Rusi-Ukrainë?

E para, shkatërroi tubacionet dhe lidhjen energjetike Gjermani -Rusi, dhe e lidhi Gjermaninë pas brekëve të Britanisë , duke e futur në krizë energjitike.

E dyta, futi dy struktura të veta në NATO, Suedi dhe Finlandë.

E treta, marrja e Serbisë, sepse është i vetmi ishull që nuk ka baza ushtarake dhe që nuk e kontrollon dot dhe do një pretekst ta sulmojë…”, tha Alfred Cako.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular