BallinaKronike6-vjeçarja shqiptare vdes në Itali, u aksidentua teksa vinte për dasmë në...

6-vjeçarja shqiptare vdes në Itali, u aksidentua teksa vinte për dasmë në Shqipëri

spot_img
spot_img

Një gjashtë vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Leila Kurti e cila u plagos në një aksident rrugor në periferi të Bolonjës më 14 qershor, teksa ishte në makinë me prindërit dhe motrën e saj katërvjeçare, ka vdekur. Vogëlushja, pas 18 ditësh qëndrimi në reanimacionin e spitalit Maggiore në Bolonja ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm.

Ajo mbeti e plagosur në një aksident rrugor të ndodhur më 14 qershor në afërsi të unazës së Bolonjës. Babai, dy vajzat dhe gruaja e tij ishin nisur drejt aeroportit Marconi për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri. Makina me të cilën po udhëtonin u përplas me forcë nga pas nga një makinë tjetër. Gjendja e Leilës u shfaq menjëherë shumë e rëndë. Mamaja dhe motra katër vjeçare mbetën të padëmtuara ndërsa babai pësoi disa fraktura.

Gentjan Kurti, 41 vjeç, është i njohur në San Polo ku jeton me gruan dhe familjen e saj që nga viti 1998. Ai është menaxher një servisi në via Lenin dhe ka qenë këshilltar bashkiak që nga viti 2018, ndërsa ai gruaja Michela punon një restorant picash.

Familja shqiptare ka përjetuar një tragjedi të rëndë edhe tetë vite më parë pasi prindërit e Leilës së vogël kanë humbur një djalë, Markon, i cili gjithashtu vdiq në moshën 6-vjeçare, pasi kishte lindur me keqformime të rënda.

Kryetari i bashkisë së San Polo Franco Palù ka vendosur të shpallë zinë e qytetit në ditën kur do të kremtohet funerali i vogëlushes 6-vjeçare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular