Gjithashtu, Majkon theksoi se Prishtina zyrtare duhet të jetë më e kujdesshme , duke shtuar se kushdo që ka vendosur të vërë në rrezik jetën e ushtarëve të NATO-s, duhet ta dijë se koordinimi do të jetë me ata që i ka dërguar ushtarët në Kosovës.
“Askush më mirë se amerikanët nuk e di se çfarë po ndodh në Beograd. Pikërisht se ata dinë, dikush në Prihtinë duhet të tregohet i kujdesshëm. Nëse dikush ka vendosur të vërë në rrezik jetën e ushtarëve të NATO-s, duhet të mendojë se për ta bërë këtë duhet të koordinojë me ata që i ka sjellë ata ushtarë”, tha ndër të tjera Majko