Konkurentja e “She is on Top” ka rrëfyer detaje nga jeta e saj e vështirë. Santiana tregoi se prindërit e saj janë ndarë kur ajo ishte vetëm 2 vjeç dhe se babai i saj nuk ka qenë kurrë prezent në mbështetje të saj në jetë.
Modelja tregoi se kur ishte e vogël, gjyshërit donin ta dërgonin në jetimore, dhe se në atë kohë mamaja e saj ishte shumë e sëmurë.
“Gjithë vështirësitë në jetë i kam kalu veç me nonën, me gjyshin e me gjyshen. Nuk ka qenë asnjëherë prezent, as ditëlindjen nuk ma ka uru kurrë babi. Jam fëmijë i vetëm i familjes, jetoj vetëm me nonën dhe me gjyshen, sepse prindërit e mi janë ndarë ku kam qenë 2 vjeç. Kur isha e vogël, nuk mendoja se nona ime ishtë ajo, kam mendu se e kisha motër, dhe për atë arsye e thërras në emër, dhe mendoja se prindërit e mi ishin gjyshi dhe gjyshja.
Si vend i vogël që ka qenë mes shumë paragjykimeve, kur nëna ime ishte sëmurë, gjyshi ka dash me më çu në jetimore…”, tha ndër të tjera modelja.