BallinaAktualitetSanksionet ndaj Kosovës/ Majlinda Bregu s’e përjashton pezullimin e liberalizimit të vizave:...

Sanksionet ndaj Kosovës/ Majlinda Bregu s’e përjashton pezullimin e liberalizimit të vizave: Uroj të mos ndodhë, Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen dialogut

“Masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës nuk do të kenë efekt për takimet që do të organizojë Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal”, kështu është shprehur Majlinda Bregu.

Në një intervistë në emisionin “Pa Censurë”, ajo konfirmoi vullnetin e saj për të trajtuar Kosovën si të barabartë, por nuk mund të sigurojë se kjo do të zbatohet edhe për takimet e bashkëorganizuara me BE.

“Kosova është anëtare e Këshillit (RCC). Në do të ftojmë Kosovën në çdo format dhe aktivitet që organizohet nga RCC. Në rast se jemi bashkë-organizues me BE, siç ndodhi në takimin e para dy ditëve për ‘Europën Dixhitale’, do të këmbëngulim në të drejtën tonë për të pasur të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal prezente në takim.”

Ndërkohë Bregu i shmangu komentet rreth përshkallëzimit të situatës në lidhje me Kosovën, megjithëse pohoi se si shqiptare është e keqardhur për rrjedhën që po marrin ngjarjet.

“Uroj që masat e marra të jenë për një periudhë të shkurtër, por këto janë çështje që zyrtarisht nuk i komentoj dot. Dialogu Serbi-Kosovë kalon nëpërmjet Brukselit.  Do të doja shumë që, pas periudhës së verës, Kosova të jetë në të gjithë takimet dhe organizmat, pasi, duke nisur nga shtatori bëhen gati nga Procesi i Berlinit deri tek raporti vjetor që Brukseli bën për procesin e integrimit”.

E pyetur nëse acarimi i marrëdhënieve mund të përshkallëzohet drejt anulimit të liberalizimit të vizave, Bregu tha; “Shpresoj që jo, për shkak te rikthimit të dialogut dhe respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE. Këtë e kanë në dorë vendet të cilat duhet të rikthehen në tryezën e Dialogut, Kosova dhe Serbia”, tha Majlinda Bregu në intervistën për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular