BallinaKronikeEMRAT/Atentati mafioz në Krujë, policia kontrollon banesat e 3 personazheve të njohur...

EMRAT/Atentati mafioz në Krujë, policia kontrollon banesat e 3 personazheve të njohur të botës së krimit

Pas atentatit mafioz në Krujë, ku 3 persona qëlluan me breshëri automatiku drejt kunatit të Gentian Bejtjas, 29-vjeçarit Ramazan Sino dhe dy djemve të tij të mitur.

Nga të shtënat humbi jetë 29-vjeçari dhe u plagosën 2 nipërit e tij, të moshës 13 e 10 vjeç që ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se kontrollet janë ushtruar në banesat e Durim Bamit, Valet Bamit dhe Marklen Hakes.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S.,  29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).  Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular