Fjala ne Kuvend e deputetti te qarkur Vlore Bujar Leskajt më 03.07.2023
Çamëria nuk harrohet (27 Qershor 1944 – 27 Qershor 2023).
Ne vitin 1994, Kuvendi i Shqiperise e ka shpallur, nominuar 27 qershorin, si dita e genocidit grek ndaj shqiptareve te Camerise.
27 qershori i Camerise, i ketij viti perkonte me 79 vjetorin e genocidit grek ndaj shqiptareve te Camerise prej shovinizmit grek.
Kjo ceshtje dhe date eshte kujtese per krimet e Zervas ndaj popullsise autoktone came.
27 qershori duhet te jete nje dite e date e rendesishme per ne, deputetet e Kuvendit te Shqiperise, si nje dite kumtese e patriotike, e cila mbart rendesi te madhe kombetare per te gjithe ne, per te gjithe shqiptaret.
27 qershori i Camerise duhet te jete thirrje, kujtese dhe detyrim per te gjithe .
Por si e tille, ka vite qe kjo date po permendet tangencialisht, apo shume pak nga institucionet shqiptare, sikurse edhe nga Kuvendi I Shqiperise, I cili duhet te ishte institucioni I pare qe cdo 27 qershor te organizonte nje ceremoni te vecante per kujtesen e kesaj date, si dite e rendesishme kombetare, ashtu sic eshte vet ceshtja came, nje kauze e madhe kombetare.
Ceshtja came eshte nje ceshtje e pazgjidhur dhe e hapur ne marredheniet midis Greqise dhe Shqiperise, dy vende fqinje dhe dy vende anetare te NATO-s
Pergjegjes per kete me se pari eshte shteti grek, si shtet qe e shkaktoi genocidin kunder popullsise came ne Greqi ne ’44 dhe nuk e njohu kurre ate, sot e kesaj dite dhe se dyti shteti shqiptar si shteti qe kishte dhe ka detyrimin kombetar te kerkimit te zgjidhjes.
Kjo ceshtje, kjo kauze, e cila i dhemb historise sone, krenarise sone kombetare, per dhimbjen dhe per ate c’ka ka ndodhur mbi popullin cam, na shtron me te drejte pyetjen se pse per 32 vite ende kjo ceshtje nuk ka marre nje rrugetim zgjidhjeje por akoma me keq kjo ka ardhur gjithmone e duke u venitur, sot e kesaj dite, krahasuar me vitet “90 kur kjo ceshtje u artikulua me force nga forcat e reja demokratike dhe nga qeveria demokratike Berisha-Meksi.
Secili prej nesh, vet rrugetimi i Kuvendit te Shqiperise per 32 vite, te gjitha forcat politike, opozite apo mazhorance, per te gjitha keto vite, duhet te mbaje pergjegjesi per kete ceshtje, e cila duhet te kishte qene pika e pare ne te gjitha axhendat e marredhenieve e takimeve dy paleshe, mes Shqiperise dhe Greqise.
Ne sot, Kuvendi i Shqiperise , qeveria kemi detyrimin kushtetues te luftes pa rreshtur dhe perpjekjeve per zgjidhjen e ceshtjes came dhe me se pari vendosjen e kesaj ceshtjeje, kesa kauze ne fokusin e merituar kombetar.
Kemi dy faktore diplomatik qe mendoj se na kurajojne ne kete perpjekje.
Se pari eshte faktori i se drejtes sovrane e cdo shteti dhe cdo diplomacie qe te ngreje ceshtje qe i konsideron te hapura dhe qe duhet te trajtohen ne ceshtjet dy paleshe me shtetet fqinje dhe jo fqinje. Ceshtja came nga permendja tangencialisht ne konferencat e shtypit duhet te kaloje ne axhenden e bisedimeve zyrtare dypaleshe .
Se dyti, ceshtja came te perfshihet ne cdo amendim apo shtyrje te Traktatit te Miqesise se vitit ’96 dhe nominalisht te shpreh ne deklaraten e re te partneritetit strategjik te propozuar nga qeveria greke per ate shqiptare.
Qeveria shqiptare nese ka dinjitet kombetar duhet tendermarre nje monatorium per te ngrire te gjitha marreveshjet dypaleshe qe jane ne diskutim me Greqine deri sa Athina te heq ligjin absurd te luftes me Shqiperine dhe te filloje bisedimet dypaleshe per ceshtjen came.
Sic sugjerojne dhe ekspertet kombetar, Shqiperia si antare e OKB dhe NATO-s dhe organizatave te tjera nderkombetare duhet te shtroje per diskutim ceshtjen came dhe te drejtat e popullsise came per tu kthyer ne trojet e pronat e veta ne greqi si dhe te perfitojne demshperblimin perkates per keto 79 vjet shfrytezimi te tyre nga shteti grek .
Ceshtja came e cila ne fakt per ne duhet te jete kauza came duhet te nderkombetarizohet.
Me te drejte komuniteti i nderuar cam, popullsia came, shtron pyetjen mbi rezoluten came te vitit 2004-2005 dhe konfirmimit te saj ne vitin 2013, a jane ende ato aktive dhe cfare peshe kane ne bisedimet dypaleshe ,cila prej pikave te rezolutes per ceshtjen came eshte permbushur keto vite, ne funksion te kesaj kauze kaq te rendesishme kombetare? Pyetje keto qe shtrohen me te drejte, te cilat duhet te ngacmojne ndergjegjen kombetare te secilit prej nesh. Duhet te reflektojme per kete ceshtje, dhe ti shtrojme pyetjen vetes se pse per ceshtje te karakterit kombetar sa vijme e behemi me inferior, me nje temp gjithmone e me te ulet.
Brenda rezolutes per ceshtjen came te Kuvendit te Shqiperise gjenden interesat dhe aspiratat e nje popullate qe u shperngul me zjarr nga trojet e veta etnike . Kjo rezolute eshte e shkruar me gjakun e rreth 3000 te vrareve, pleq e plakave, burrave dhe grave, femije dhe foshnja ne barkun e nenes, te cilet i vrau dora gjakatare e pabese E Zervas. Rezoluta came eshte fryt i vuajtjeve e qendreses , pushkatimeve dhe internimeve te dhjetra familjeve came qe ju desh te perballeshin edhe me nje armik brenda Shqiperise, diktaturen hoxhiste kombetare . Kujtoj ketu genocidin ndaj kesaj popullsie ne vitet ’49-’60.
27 qershori nuk ka nevoje per tam-tame fallco apo oratori formale te politikes shqiptare por ka nevoje per bashkesine e vlerave KOMBETARE.
Eshte detyrim kombetar, patriotik, qe per kete ceshtje te bejme nje reflektim e analize te thelle, duke nisur qysh nga kujtesa qe 27 qershori i camerise duhet te kete ne te gjitha intitucionet kombetare te shtetit shqiptar, deri ne hapat konkret qe jane ndermarre dhe do te ndermerren ne te ardhmen, si nje strategji afatgjate diplomatike nga ana e shtetit shqiptar.
Ne mbyllje te ketij mesazhi modest dua te theksoj se eshte e rendesishme te kujtojme dhe qendresen antikomuniste qe popullsia came ka deshmuar e treguar pergjate periudhes komuniste, popullsi kjo qe krahas dhimbjes se perjetuar nga makthi i genocidit grek, kjo popullsi e nderuar u perballe dhe me persekutimin komunist, me anatemimin, perbuzjen e egersine e diktatit komunist, sikurse nje numer i konsiderueshem e cameve perjetuan internimet e egersine e burgosjes politike nga ana e sistemit hoxhist.
Gjithashtu kontributi i tyre ka qene i vyer pergjate viteve ’90, kontribut qe shkoi ne perqafimin e demokracise dhe vlerave te saj.
Nuk duhet ta harrojme ceshtjen came, kete kauze fisnike e te madhe per te gjithe ne.