Në fjalën e tij gjatë nderimit të Clinton, Rama u shpreh: “Zoti Presidentin ju keni qenë me ne gjatë gjithë kohës përmes fjalëve tuaja. Nuk ka fjalë që mund të shprehin mjaftueshëm përulësinë, dhe ju them të pranoni medaljen e yllit të mirënjohjes që është çmimi më i lartë që i jepet dikujt. Shpresoj të ndiheni mirë”.