Pak minuta pas vrasjes në Krujë të Ramazan Sinos dhe plagosjes së nipit të tij Alvi Bejtja në fshatin Larushk, policia ka gjetur një automjet të djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes.
Sipas burimeve zyrtare, në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.
Ramazan Sino 46-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja, 18 vjeç u qëlluan në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas. Ramazanon Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sino ishte kunati i Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, teksa 18-vjeçari i plagosur, djali i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht në banesën e Bejtjas dhe dyshohet se shënjestër ka qenë pikërisht ai.
Gentjan Bejtja së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016.
Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.
Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.