Gjykata ka shpallur ditën e sotme të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.
Eduart Kapri ishte arrestuar dhe gjykohej për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
Sipas SPAK fakti i parë penal lidhej me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.
Nga ana tjetër, fakti i dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.