BallinaAktualitetKrimi s’kursen as fëmijët! Djali i Gentian Bejtjas lufton me vdekjen te...

Krimi s’kursen as fëmijët! Djali i Gentian Bejtjas lufton me vdekjen te Trauma, si i shpëtoi plumbave i vëllai 10-vjeç. E shkuara kriminale e shënjestrës dhe marrja në pyetje për 2 atentate

spot_img
spot_img

Një i ri i vrarë, dy fëmijë të plagosur, dhjetëra gëzhoja në oborrin dhe rrugën para shtëpisë së Gentjan Bejtjas në Larushk të FushëKrujës dhe një makinë e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes me 3 kallashnikovë brenda.

Kjo është gjithçka ka mundur të mbledhë dhe raportojë policia prej më shumë se 24 orësh nga ajo masakër e ndodhur në derën e një personi të fortlakuar si i implikuar në një sërë ngjarjesh kriminale.

Policia ka shoqëruar 3 personat problematik të zonës, e jo vetëm të asaj zone, ka marrë dëshmi, por nuk ka asnjë të dhënë tjetër që mund të gjurmojë vrasësit e Ramazan Sinos, kunatit të Bejtjas.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës. Makina e atentatorëve, ku mendohet se kanë qenë tre persona, u zbulua kur tymi dhe flaka mbuluan Tapizën.

Atje, thuhet se mjeti ishte ndaluar në një gardh telash dhe nuk kishte mundur të vazhdonte më rrugën për sipër, me idenë për të mbërritur në periferinë e Tiranës. Vrasësit ia vunë flakën aty e bashkë me të edhe tri armëve të krimit me të cilat qëlluan mbi fëmijët e Gentjan Bejtjas.

Tre personat e shoqëruar, nuk dihet ende se çfarë kanë dëshmuar ndërkohë nuk ka asnjë kamera që ka fiksuar vrasësit.

Nga të dhënat e grumbulluara nga “Panorama” bëhet me dije se është vetëm një kamera dhe edhe ajo gjendet vetëm në oborrin e Gentjan Bejtjas. Mirëpo, fakti që atentatorët kanë qëlluar nga distanca ka dyshime që asnjë pamje të mos ketë fiksuar ndonjë detaj të duhur për hetimin.

NGJARJA

Pak mesnate Ramazan Sino ka udhëtuar nga banesa e tij në drejtim të Larushkut, për tek shtëpia e motrës së tij. Në mjet ka pasur dy djemtë e saj, njëri 13 vjeç dhe tjetri 10 vjeç. Ai ka marrë kthesën për të hyrë në oborr dhe sapo ka tentuar të zbresë me qëllim që të marrë edhe dy nipërit e tij, nga tre anë të ndryshme kanë ardhur breshëritë e kallashnikovit.

Ramazani, 29 vjeç, shoferi i një prokurori të njohur, ndërron jetë në vend, ndërsa plumbat nuk kursyen as dy djemtë e motrës së tij. Alvi, i madhi ka marrë plagë serioze dhe që prej momentit që është sjellë në Spitalin e Traumës mësohet se është në intubim dhe në gjendje kritike, ndërsa djali i vogël, për fatin e tij, ende nuk kishte zbritur nga makina kur janë zbrazur armët.

Sipas të dhënave, atentatorët kanë lëvizur në këmbë për pak metra, për shkak se për të hyrë në atë lagje ka vetëm një rrugë që mbyllet e për pasojë janë siguruar që të dalin, pasi iu kanë druajtur ndonjë shkëmbimi zjarri nga brenda. Por, ata ikën duke lënë të përgjakur shtëpinë dhe familjen e Gentjan Bejtjas.

Policia nuk ka dhënë asnjë detaj për sa i përket ndjekjes së autorëve, përveç fakti se janë kryer kontrolle në disa banesa dhe janë shoqëruar Durim Bami me të vëllanë, Valterin, si dhe Marklen Haka, një tjetër emër i njohur i botës së krimit në vend, i akuzuar për një mori ngjarjesh, por kurrë i venë në bankën e të akuzuarve.

Policia nuk dha asnjë detaj tjetër mbi punën 24 orëshe që lidhet me gjurmimin e vrasësve të Ramazan Sinos dhe plagosjes së dy nipave të tij, djemve të Gentjan Bejtjas. Ngjarja shpejt u pozicionua si atentat ndaj Gentjan Bejtjas, ish-punonjësit të Policisë së Burgjeve, i cili prej shumë vitesh është përfolur për një mori ngjarjesh.

Historia e tij nis me përfshirjen në vrasjen e komisar Dritan Lames, më pas me dy atentate të kryera ndaj tij, ndërkohë që personi me të cilin u bashkëakuzua për vjedhjen e një makinë për llogari të Arben Frrokut, makinë nga e cila dolën plumbat që i morën jetën komisarit të Policisë, rezulton i zhdukur pa asnjë shenjë sot e asaj dite. Policia ka pamjet filmike të momentit të rrëmbimit të Enver Stafukës, në qendër të Fushë-Krujës, në një lokal, teksa ai pinte kafe me disa persona, por sot e asaj dite nuk është vënë asnjë person në pranga për atë krim të rëndë.

SHËNJESTRA E ATENTATIT

Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua. Gentjan Bejtja, ish-punonjës policie, rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

Durim Bami, Marklen Haka dhe Valter Bami, janë shoqëruar në polici pas atentatit të kryer ndaj Gentian Bejtjas, atentat ku mbeti i vdekur kunati i tij Ramazan Sino dhe dy djemtë e tij të mitur.

Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka dikur kanë qenë miq me njëri-tjetrin por u prishën pas zhdukjes së Enver Stafukës. Tre të shoqëruarit njihen si tre të fortët e Niklës, pasi kanë rekorde të theksuara kriminale në të shkuarën.

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.

Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Në janar të këtij viti ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona por ai vijon të jetë i lirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular