BallinaAktualitetParashikimi i motit/ Dita nis me diell, pasditja sjell shi në këto...

Parashikimi i motit/ Dita nis me diell, pasditja sjell shi në këto zona

spot_img
spot_img

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites por orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në qarqet Shkodër, Kukës, Elbasan dhe Korçë ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin sërish përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë paraqitet me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të vendit. Ndërsa orët vijuese do ti shtojnë vranësirat në të gjithë Republikën e Kosovës duke gjeneruar reshje të dendura shiu dhe stuhi afat-shkurtra ere duke sjellë mjaft probleme në disa komuna të Kosovës. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin ndërprerje të reshjeve në pothuajse të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në një pjesë të mirë të territorit. Por priten edhe reshje në formë shtrëngate si edhe mini-stuhi të forta ere në zona të izoluara në Perëndim të MV duke rrezikuar përmbytje. Mbrëmja dhe orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Europa

Mbetet me vranësira, shira si edhe mini-stuhi breshëri i gjithë gadishulli skandinav. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës Qendrore dhe ishujt britanikë duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqitet e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian ku temperatura të larta priten sërisht në Gadishullin Iberik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular