BallinaAktualitetTragjike/ 38-vjeçari vdes në aksident, i vëllai nuk duron dot lajmin, ndërron...

Tragjike/ 38-vjeçari vdes në aksident, i vëllai nuk duron dot lajmin, ndërron jetë 6 orë më pas

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik. Dy vëllezër kanë humbur jetën në të njëjtën ditë njëri pas tjetrit.

Historia tronditëse nis me 38-vjeçarin Theodoris nga Thermi i Selanikut, i cili u plagos rëndë në një aksident automobilistik dhe kaloi disa ditë në një qendër rehabilitimi.

“Kishte dëmtime në këmbën e djathtë.  E kanë mbajtur 10 ditë në “Gennimatas”, është operuar, i kanë vënë hekurat dhe në datën 8 qershor e kanë çuar në qendrën e rehabilitimit”, thotë xhaxhai i familjes.

Mëngjesin tjetër, mjekët kontaktuan vëllain 32-vjeçar të Theodoris dhe i thanë se gjendja e të vëllait ishte përkeqësuar.

Kur mbërriti në spital i thanë se i vëllai kishte ndërruar jetë.

Sipas protothema.gr, 32- vjeçari kur dëgjoi vdekjen e 38-vjeçarit Theodoris nuk e duroi dot dhe u rrëzua përtokë. Ai humbi jetën 6 orë pas vdekejs së vëllait.

Shkaku i vdekjes së 38-vjeçarit është  emboli pulmonare.

Ndërsa vëllai i tij, ndërroi jetë nga një infarkt i miokardit, siç thuhet konkretisht në certifikatën e vdekjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular