BallinaKultureMarash Mirashi: "Anja" i Ahmet Prençit është një monument për dinjitetin, përvuejtninë....

Marash Mirashi: “Anja” i Ahmet Prençit është një monument për dinjitetin, përvuejtninë. Një histori e madhe dashurie, dhimbjeje dhe fati, e fshehur në…..

spot_img
spot_img

Nga Marash Mirashi
Romani “Anja” i Ahmet Prençit, më bëri shoqëri ditët e fundit. E njoh autorin dhe e kam mik që në fund të viteve tetëdhjetë, ndonëse nuk jemi takuar më shumë se tre apo katër herë gjatë tre dekadave të fundit. Pata dëgjuar për romanin e tij,para tre vjetësh, dhe qeshë gëzuar shumë për mikun tim poet dhe publicist. Ahmeti kish ardhur në RTSH, e kish lënë librin për mua te recepsioni, por që nuk më ra kurrë në dorë. (Sot i jap “të drejtë” atij që e pat mbajtur “Anja”-n për vete). Në një promovim të novelës “Viza amerikane” të mikut tonë të përbashkët, Shefqet Meko, Ahmeti ma dhuroi romanin “Anja” me po atë thjeshtësi dhe buzëqeshje, ashtu siç e mbaja mend që nga koha studentore. Tani që romanin e kam lexuar, jam i mbushur me një emocion të asaj natyre, që vetëm librat dinë të ta japin.
Romani i Ahmet Prençit është një monument për dinjitetin dhe përvuejtninë. Një histori e madhe dashurie, dhimbjeje dhe fati, e fshehur në përditshmërinë njerëzore, por që del në dritë përmes Antonit dhe Anjas. Shkrimtari ia ka arritur që përmes një stili tejet elegant, ekspresiv dhe ekskluziv, të sjellë në letërsinë shqipe një ngjarje që nëse do e dëgjonim, patjetër që do të thonim: “ah, kjo qenka për roman! Pra mikut tim, siç ndodh me intuitën apo instinktin e shkrimtarit, nuk i ka ikur nga duart kjo histori, por ka qëndruar gjatë me të, ka ndërtuar qytete dhe ka skalitur personazhe, ka sjellë Shqipërinë e athershme dhe atë të tranzicionit, ka sajuar shi, borë, akull, dhimbje, dashuri, dramë, ka vënë gishtin mbi plagë por dhe ka shëruar shpirtra. Ka ngritur monumentin e një malësori, por ka pikturuar në akuarel një “Anja” të paharruar. Përmes letërsisë, ne mundemi me pa të pamundshmen e përditshmërisë. Përmes romanit ” “Anja” gjithkush mundet, thjesht me u kënaqë estetikisht, përmes një proze magjike, që flet për talentin e padiskjtueshëm të mikut tim. Urime dhe me libra të tjerë Ahmet!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular