Djemtë e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajës janë vënë sërish në vëmëndje, pas sherrit për një gurorë në qytetin e Krujës.
Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave e cila po shkatërronte shtëpitë e banorëve përreth por policia edhe pse në dijeni, nuk ndërhynte.
Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa.
Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Për ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona.
Bëhet me dije se Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt është edhe administratori i një guroreje dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Por bëmat e fisit Rraja janë të hershme.
Kujtojmë këtu që vite më parë Rexhep Rraja djali i Rrahmanit edhe pse me pranga kërcënonte kreun e opozitës në atë kohë, Lulzim Bashën.
Pasi doli nga gjykata e Krujës ku u njoh me masën arrest me burg, ai kërcënoi Bashës, pasi mendonte që situata ku ai ndodhej ishte politike dhe njëkohësisht i dërgonte mesazh Ramës që ta nxirte nga burgu pasi ishte armik i Bashës dhe i duhej për votat në zonën Krujë-Fushë Krujë.
“Lulzim Basha ta provojë në votime”, kërcënoj Rexhep Rraja, i cili u la në burg vetëm për pak kohë nga gjykata, për çështjen “Xhisiela”.