BallinaAktualitetEksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço: Si Rrajat kërcënuan drejtorin e policisë në...

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço: Si Rrajat kërcënuan drejtorin e policisë në Durrës

spot_img
spot_img

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me ngjarjen e Fushë-Krujës, ku pjesëtarë të fisit të ish-deputetit Rrahman Rraja, rrahën brutalisht dy pjesëtarë të fisit Maja.

Karamuço tha se ndërhyrja politike bën që policia të ulë kokën përballë krimit. Ai tha se vetëm pak kohë më parë vëllai i deputetit Rrahman Rraja kërcënoi publikisht ish-drejtorin e policisë së Durrësit Neritan Nallbati, pasi ky i fundit i arrestoi të birin.

“Këta personazhe e kam parë në televizor që njëri prej tyre ka kërcënuar atë që sot është zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Neritan Nallbati, që mbulon policinë kriminale.

Drejtpërdrejt e ka kërcënuar, i tha të pres në rrugë, e ke personale me mua. Kjo ka kaluar në heshtje dhe nuk është bërë asnjë veprim. Neritan Nallbati në atë kohë ka qenë drejtor i qarkut të Durrësit, u bë një arrestim dhe doli xhaxhai dhe i tha drejtorit që e ke personale me mua.

U kërcënua drejtori i policisë së qarkut dhe nuk u bë asnjë veprim. Ne vetë i demotivojmë këta të policisë, ngrija lart kokën policisë dhe vendosi autoritetin që ka dhe pastaj gjykoje punën.

Nëse ai të kërcënon drejtorin “hajde në rrugë të flasim bashkë”, dhe t’i nuk merr asnjë masë, si do motivohet oficeri i policisë”, tha Karamuço.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular