Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në Gramsh. mësohet se si pasojë e përplasjes së fortë janë dëmtuar 47 vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi , 15 vjeç. Lajmi bëhet i ditur për ‘BalkaneWeb’ nga gazetari Shkëlzen Henkoja.
Të dy të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.