Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndërmarrë një iniciativë për “të mbrojtur” gjuhën kulturore të vendit të tij, duke ndaluar disa fjalë që sipas tij, janë “gjuhë e kalbur e kapitalizmit”.
Sipas mediave të huaja, ai thotë se kushdo që përdor terminologji ose fjalor që ka lidhje me Korenë e Jugut rrezikon dënime të rënda.
Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të Phenianit përcakton dënime që variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës deri te ekzekutimi, sipas South China Morning Post.
Qytetarëve u ndalohet të përdorin fjalë si ‘jagiya’ që do të thotë ‘e dashur’. Bashkëshortët duhet të përdorin kundrejt njëri-tjetrit fjalë si “dongji” që do të thotë “shoqërues”.
Sipas një raporti, përdorimi i fjalës “Të dua” është gjithashtu një tregues se koreano-veriorët shikojnë filma të Koresë së Jugut dhe për këtë arsye është i dënueshëm.
Gjithashtu, koreano-veriorëve u kërkohet që të shmangin fjalët si “paesyeon” (“modë”), “heeoseutali” (“frizurë”) dhe “ëaipeu” (“grua”)
Dhjetorin e kaluar, dy adoleshentë u dërguan në skuadrën e pushkatimit me akuzën se shikonin filma koreano-jugorë dhe amerikanë, të cilët regjimi i Kim i përshkruan si “satanik”.
Ekzekutimi i dy adoleshentëve, të cilët u kapën në shkollë, u bë përballë një turme të madhe njerëzish.