BallinaAktualitetMero Baze dhe Ylli Rakipi tregojnë si Berisha “shkëmbeu” Ngjelën me Frrok...

Mero Baze dhe Ylli Rakipi tregojnë si Berisha “shkëmbeu” Ngjelën me Frrok Çupin pas udhëtimit në Serbi

spot_img
spot_img

Dy gazetarët Mero Baze dhe Ylli Rakipi, kanë treguar edhe një histori sa gazmore, por dhe aq të trishtë për realitetin politik shqiptar.

Baze dhe Rakipi kanë treguar se si Berisha ndërhynte personalisht tek mediat duke manipuluar dhe lajmet.

Ylli Rakipi: Unë isha në atë kohë kreyredaktor tek “Republika” dhe ikën në Kosovë, Neritan Ceka, Arben Imami, i gënjeu këta Avokati.

Mero Baze: Dhe kjo është histori e bukur. Iku Arben Imami, Neritan Ceka dhe Spartak Ngjela shkuan si delegacion i Aleancës Demokratike. Avokati shkoi raportoi tek Doktori për vizitën se çfarë ndodhi dhe doli deklarata që Çupi, Ceka dhe Imami shkuan në Beograd. Iku Avokati (Spartak Ngjela).

Ylli Rakipi: Unë e dija si ishte nisur, kush ishte nisur, pse ishte Avokati që i kishte marrë dhe i kishte çuar atje. Më tha mua (Berisha): Ylli ke bërë një gabim te lajmi. Nuk ka qenë avokati.

-Kush ka qenë?

-Nuk ka qenë avokati, ka qenë Frrok Çupi.

-Po avokati ka qenë”- i thashë unë.

-Po e di ti apo e di unë kush ka qenë?!

U shkëmbye avokati me Frrokun.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular