Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë.
Policia bën me dije se tre pushues nga Tirana, konkretisht babai me dy djemtë e tij të mitur janë mbytur teksa kanë qenë duke notuar.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes