BallinaKryesoreNgjarjet e Fushë-Krujës, reagon Basha: Ikja e Çuçit dhe ardhja e Ballës,...

Ngjarjet e Fushë-Krujës, reagon Basha: Ikja e Çuçit dhe ardhja e Ballës, nuk ndryshon gjë te krimi në pushtet!

spot_img
spot_img

Me anë të një postimi në rrjetin zyrtar në Facebook, deputeti Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundit të Fushë Krujës dhe emërimin e Taulant Ballës si ministér i ri i Brendshëm. Sipas tij krimi e kontrollon kokë e këmbë qeverinë Rama dhe rokadat, nuk zgjidhin asgjë. Basha paralajmëronë se për sa kohë Edi Rama përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe të oligarkëve, ngjarje si këto të Krujës do të përsëriten.

Postimi i plotë:

Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ajo nuk është një rast i izoluar, të tilla ka përditë, ku me arrogancë të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët. Por dhunuesi më i madh prej vitesh është vetë qeveria e ndërtuar mbi lidhjet e saj me krimin i cili sot e kontrollon kokë e këmbë.

Per sa kohë Edi Rama, njeriu që përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe oligarkisë do ta drejtojë qeverinë, ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të përditshme, pjesa më e madhe fatkeqësisht jashtë vëmendjes mediatike. Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e klaneve kriminale. Prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikaneve. Vetëm kështu parlamenti dhe qeverisja do të pastrohen dhe kthehen në shërbim dhe jo dhunim të qytetarëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular