Të shtëna me armë zjarri janë shënuar së fundmi në Shkodër. Në fillim u raportua se disa persona kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme
Megjithatë policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabie”, Shkodër, aty ku shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, teksa policia e ka shpallur në kërkim.
Njoftimi i policise:
Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit N. M.
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.