Dëshmitarët në zonën bregdetare të Vilë Bashtovës ku ndodhi tragjedia ku humbën jetën babai me dy djemtë kanë deklaruar se ambulanca ka mbërritur një orë e gjysmë me vonesë.
Sipas News 24 dyshohet se të tre kanë qenë duke notuar në thellësi në det dhe ka pasur shumë dallgë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë duke u mbytur një nga djemtë dhe më pas ka shkuar për ta shpëtuar babai dhe djali tjetër.
Viktimat janë E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana.