Ekspertët kanë paralajmëruar se janë identifikuar shumë raste të reja të një virusi vrasës që po përhapet në të gjithë Evropën.
Një paralajmërim urgjent shëndetësor është lëshuar për atë që është përshkruar si “kërcënimi më i madh aktual për shëndetin publik” lidhur me rastet e reja të etheve hemorragjike Krime-Kongo (CCHF).
Disa raste janë raportuar tashmë në Spanjë, ndërsa alarmi është ngritur për përhapje në të gjithë kontinentin e vjetër. Ekspertët kanë paralajmëruar se sëmundja mund të zgjerohet jashtë territoreve të saj të zakonshme pasi zakonisht gjendet në Afrikë, Ballkan, Lindjen e Mesme dhe në Azi dhe në vend të kësaj të lëvizë drejt Britanisë, Spanjës dhe Francës për shkak të ndryshimeve klimatike.
James Wood, kreu i mjekësisë veterinare në Universitetin e Kembrixhit, tha se virusi CCHF mund të përhapet përmes pickimeve të insekteve. OBSH vuri në dukje se CCHF ishte ndër nëntë “sëmundjet prioritare”, një sistem që nxjerr në pah rreziqet më të mëdha të shëndetit publik.
OBSH tha se fillimi i simptomave shfaqet me ethe, dhimbje muskulore, marramendje, dhimbje dhe ngurtësi në qafë, dhimbje shpine, dhimbje koke, dhimbje në sy dhe ndjeshmëri ndaj dritës.
Mund të ketë gjithashtu të vjella, diarre, dhimbje barku dhe dhimbje fyti, e ndjekur nga ndryshime të mprehta të humorit dhe konfuzion.
Pas dy deri në katër ditë, agjitacioni mund të zëvendësohet nga përgjumja, depresioni dhe plogështia, dhe dhimbja e barkut mund të lokalizohet në kuadrantin e sipërm të djathtë, me zgjerim të mëlçisë.
Shenja të tjera klinike përfshijnë takikardi (rrahje të shpejtë të zemrës), limfadenopati (nyje limfatike të zmadhuara) dhe një skuqje petekial (një skuqje e shkaktuar nga gjakderdhja në lëkurë) në sipërfaqet e brendshme të mukozës, si në gojë dhe fyt, dhe në lëkurë.
Pacientët me sëmundje të rëndë mund të përjetojnë përkeqësim të shpejtë të veshkave, dështim të papritur të mëlçisë ose dështim pulmonar pas ditës së pestë të sëmundjes.