BallinaAktualitet"Arben Ahmetaj është ARRATISUR nga Shqipëria të premten"/ Deklarata BOMBË e Artan...

“Arben Ahmetaj është ARRATISUR nga Shqipëria të premten”/ Deklarata BOMBË e Artan Hoxhës: Ja ku “fshihet”…

spot_img
spot_img

Ditën e sotme u mësua se SPAK i ka kërkuar Kuvendi të Shqipërisë, heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, për ta arrestuar atë për tre akuza penale.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Ahmetaj nuk ndodhet në territorin e Shqipërisë. Sipas gazetarit, ai është larguar drejt një vendi fqinj dhe e ka kaluar kufirin ditën e premte.

“Gjatë ditës së sotme, që nga momenti kur doli lajmë se kërkesa e SPAK i është drejtuar Kuvendin për imunitetin e Ahmetajt, pyetja e parë dhe verifikimi u parë që tentuam të bënim ishte vendndodhja e zotit Ahmetaj.Nga kontakti që kam patur sot, më rezulton që ai nuk është në Shqipëri, por këtë do ta shohim nesër, kur ai do të duhet të paraqitet në zyrat e Kuvendit, gjatë kohësh që do të merret në shqyrtim

Të premten ai ka lëvizur nga Shqipëria. Është regjistruar në sistemin TIMS. Ka kaluar me pasaportë të Shqipërisë dhe ka lëvizur drejt një vendi të BE, në kufi me Shqipërinë.Sot u tha që është brenda territorit, kam ndjekur me vëmendje, reagimin e avokatit. Kjo do të verifikohet nesër. Në rastet e mëparshme kemi parë që kur kërkesa u është drejtuar Kuvendit, ata janë paraqitur në seancë.

Nuk do të çuditesha nëse Ahmetaj nuk paraqitet. Nëse ndjekim precedentët e tjerë, të zotit Koka dhe Bllako. Zoti Koka ka dy vjet aty dhe nuk është marrë asnjëherë në pyetje.

Ka dy vjet brenda.

Ai nuk iu fsheh arrestimit edhe pse u njoftua përpara. Ka dy vjet dhe nuk ka një vendim gjykate të shkallës së parë”, deklaroi Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular