Një situatë e tensionuar është raportuar pak çaste më parë në burgjet e Avlonës në Greqi.
Sipas mediave greke në këtë sherr janë përfshirë të burgosur nga Shqipëria, Algjeria etj. Përleshjet mes të burgosurve të huaj në burgjet e Avlonës kanë ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa raportet fillestare flasin për një atmosferë të tensionuar mes kombësive të ndryshme.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, megjithatë oficerët po përpiqen të rivendosin rendin përpara se situata brenda burgjeve të dalë jashtë kontrollit.