Kur kanë kaluar 5 ditë nga dhuna barbare ndaj 2 prej banorëve të Borizanës, dy vëllezërit e deputetit Rrahman Rraja dhe djali i itj janë ende në kërkim për ngjarjen.
Pasi video tronditëse e dhunimit të anëtarëve të fisit Maja u bë publike, në media solli reagime të forta, nga riorganizim të policisë vendor deri tek lënia e mandatit të deputetit të partisë socialiste Rrahman Rraja e shkarkimit të ministrit të brendshëm Bledar Çuçi, familja Maja nuk ka gjetur ende qetësi.
Ndërkohë që dhunuesit e Bilbil e Jashar Majës janë ende në liri, familjarët e tyre vijojnë të kërcënohen më mesazhe në rrjetet sociale ku u thuhet se dhuna për ata është pak dhe hapi i radhës janë armët. Këto mesazhe janë dorëzuar në policinë e Fushë Krujës dhe pritet që prokuroria e Tiranës të nisë hetimet.
Mesazhet janë dërguar me adresa false të cilat po hetohen nga agjentët e krimi kibernetik të kryeqytetit.
Gjatë kësaj fundjave policia ka ushtruar disa kontrolle për arrestimin e 6 personave ende në kërkim për dhunimin e Bilbil e Jashar Majës por ende pa rezultat. Ende në kërkim për ngjarjen vijojnë djali i deputetit Rexhep Rraja si dhe Petrit, Xhelal e Flamur Rraja si dhe 2 të afërm të tyre. Një ditë më parë gjykata la në masën e sigurisë arrest me burg Ineid e Andi rrajën si dhe Eni Kullajn, të arrestuar të nesërmen e ngjarjes, ndërsa pronari i lokalit u la në masën detyrim paraqitje.
Nga ana tjetër prokuroria e kryeqytetit po kryen hetimet mbi kallëzimet e kryera që në maj nga banorët e Borizanës për shkatërrim prone pasi shtëpitë e tyre kanë pësuar krisje nga shpërthimi i minave në gurore. Pikërisht për këtë mosmarrëveshje të adresuar autoriteteve muaj më parë ndodhi dhe konflikti në një lokal paraditen e 6 korrikut./ Top Channel