Si pasojë e aktivizimit të masave ajrore me origjinë Afrikane, që kanë përfshirë Italinë, territori Shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës thekson gradualisht vranësirat në zonat malore, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Sipas MeteoAlb, ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.